
Pacolli, vizitë zyrtare në Suedi
29 janar 2018
| 13:26
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka nisur një vizitë njëditore në Suedisë.
Gjatë kësaj vizite, ai do të takohet me ministren e Jashtme, Margot Wallström, për të vazhduar takimin e radhës me sekretaren e Shtetit në Ministrinë e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ndërkombëtar, Ulrika Modéer.
Në orët e pasdites, Pacolli do të takohet edhe me përfaqësues nga Parlamenti suedez (Riksdag), respektivisht, Grupin e Miqësisë Suedi –Kosovë.