Pacolli viziton Degën e AKR-së në Skenderaj, premton përkrahje për këtë komunë
27 gusht 2019
| 14:52
Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli bashkë me udhëheqës tjerë të kësaj partie ka vizituar Degën e Aleancës Kosova e Re në Skenderaj, ku janë pritur në takim nga kryetari i kësaj dege, Musa Dervishaj.
Në takim është rikonfirmuar gatishmëria e kësaj dege për këto zgjedhje dhe përkrahja për AKR-në.
“Gjatë mandatit të kësaj qeverie, ministritë që udhëhiqen nga AKR-ja kanë investuar me dhjetëra projekte në Skenderaj në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve të kësaj komune. AKR-ja do të vazhdojë të këtë përkrahjen e qytetarëve të Skenderajt edhe në këto zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare”, është thënë në njoftimin e AKR-së.
/Epoka e re/