Pacolli viziton ekipet e kërkim shpëtimit në Lepenc
01 maj 2018
| 16:13
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka vizituar të martën ekipet e kërkim shpëtimit të cilat janë duke punuar në gjetjen e dy policëve të cilët para disa ditësh kanë pësuar një aksident në afërsi të lumit Lepenc.
“Pas kthimit tim nga rruga, sot bashkë me ministrin e Brendshëm, z. Bejtush Gashi shkova në vendin ku pësuan aksident dy policët e Kosovës, Malsor Dashi dhe Armend Trena. Ekipet e Policisë, FSK-së dhe vullnetarëve alpinistë po vazhdojnë kërkimet me intensitet të lartë. Vizitova edhe familjet e dy policëve duke u munduar sadopak t’u qëndroj pranë në këto momente pritjeje dhe ankthi”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/