Pacolli: Vota shqiptare do të peshojë më shumë në zgjedhjen e presidentit

22 prill 2019 | 20:44

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se në raundin e dytë zgjedhor, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut duhet të bëhen bashkë në mbështetjen e atij kandidati që garanton rrugën pa kthim kah integrimi euroatlantik.

Postimi i Pacollit në profilin e vet në “Facebook”:

E vlersoj zhvillimin e qetë të procesit zgjedhor presidencial ashtu si dhe zgjedhjet e pjesshme vendore në Republikën e Maqedonisë së veriut. Ky proces shënon një hap të mëtutjeshëm në maturimin demokratik të këtij vendi. Shqiptarët pasuruan ofertën politike me kandidaturën e profesor Blerim Rekës dhe me mbështetjen e një kandidati konsensual. Tash është koha që në raundin e dytë në emër të avansimit të statusit të tyre brenda kuadrit kushtetues, shqiptarët të bëhen bashkë në mbështetjen e atij kandidati që garanton rrugën pa kthim kah integrimi euroatlantik i Republikës së Maqedonisë së veriut. Kësisoj vota shqiptare do të peshojë më shumë dhe ata do të rrisin peshën e tyre politike brenda institucioneve si qytetarë të barabartë të shtetit fqinjë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën tetë vetë kanë humbur jetën si pasojë e…