
Pacolli: Vuçiqi, përgjegjës për zgjidhjen e rastit të vrasjes së vëllezërve Bytyqi
23 tetor 2019
| 11:22
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka mirëpritur vendimin unanim të Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së për miratimin e rezolutës, sipas të cilës i kërkohet Serbisë që të zgjidhë çështjen e vrasjes së tre vëllezërve Bytyqi.
Pacolli në llogarinë e vet në “Twitter” ka shkruar se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq është përgjegjës për trajtimin e çështjes së vëllezërve Bytyqi.