Pacolli: Vulini nëpërmjet filmave propagandistik mundohet të gënjejë botën
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj deklaratës së Ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin se Masakra e Reëçakut ka qenë një gënjeshtër. Pacolli ka shtuar se Vulini po mundohet që nëpërmjet filmave propagandistik të gënjejë botën, por që një gjë të tillë e ka të pamundur, raporton “Epoka e re”.
“E lexova një deklaratë të Aleksander Vulinit, i cili nëpërmjet filmave propagandistik mundohet të gënjejë botën. Krimin që ndodhi para syve të gjithë botës demokratike dhe i cili provokoj bombardimet e NATO-s ndaj regjimit më të tmerrshëm që ka njohur Evropa”, ka shkruar Pacolli në profilin e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Pacollit:
E lexova një deklaratë të Aleksander Vulinit, i cili nëpërmjet filmave propagandistik mundohet të gënjejë botën. Krimin që ndodhi para syve të gjithë botës demokratike dhe i cili provokoj bombardimet e NATO-s ndaj regjimit më të tmerrshëm që ka njohur Evropa.
Si një nga ata që ka njohuri të madhe për atë se si është organizuar dhe si ka ndodhur masakra e Reçakut nga shteti serb, do të vazhdoj të angazhohem maksimalisht, bashkë me miqtë dhe bashkëpunëtorët e mi, në prezantimin e të vërtetës, deri në nxjerrjen para drejtësisë të secilit kriminel. Masakra e Reçakut është planifikuar dhe organizuar nga shteti serb, dhe është udhëhequr nga shefi i njësiteve speciale Goran Radosavljevic-Guri. Ambasadori Walker dhe bota e civilizuar janë dëshmitarët e së vërtetës! Është turp, për ty Vulin dhe gjithë ata që prekun në plagët e pashëruara!