Pacolli: Zekaj te Kosova, falë Vokrrit

30 maj 2019 | 12:04

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli e ka përshëndetur vendimin e Arton Zekajt që të përfaqësoj Kosovën.

Zëvendëskryeministri Pacolli e ka falënderuar futbollistin e Lille që iu përgjigj ftesës së Legjendës Vokrri dhe pritjeve të futbolldashësve të Kosovës për të veshur fanellën e “Dardanëve”.

Fotografia e Behgjet Pacolli

“Kënaqësi e pafund që të vazhdojmë aty ku e la legjenda e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. Para dy vitesh, Vokrri në emër të Kosovës iu pat drejtuar Arton Zekajt, ish-kapiten i U16 dhe U17 të Serbisë, duke e ftuar që t’i bashkohet kombëtares së Kosovës. Artoni është aktiv në futboll që nga mosha 6 vjeçare, duke ju bashkuar në fëmijërinë e hershme Akademisë së Futbollit të Partizanit. Pas shumë kërkesave të shumë klubeve evropiane, Artoni i është bashkuar nënkampionit të Francës, Lille, përderisa FIFA ka lejuar që Artoni t’i bashkohet U21 të Republikës së Kosovës. Tani është momenti që ky i ri, yll në ngritje, të shkëlqej në Lille, Francë, si dhe në vendin e tij Kosovën. I ri, shtatlartë, i shpejtë, i fuqishëm, me talentin e rrallë në lojën në mesfushë, Zekaj do të jetë një shtyllë lidhëse mes mbrojtjes dhe sulmit të kombëtares sonë. E falënderoj nga zemra që iu përgjigj ftesës së Legjendës Vokrri dhe pritjeve të futbolldashësve të Kosovës”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka përkujtuar dëshmorët…