Pacolli: Zvicra do ta ndihmojë Kosovën për anëtarsimin në Interpol
27 shtator 2018
| 08:40
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, së bashku me presidentin Hashim Thaçi, kanë takuar në Nju Jork presidentin e Konfederatës Helvetike, Alain Berset.
“I shprehëm mirënjohjen për mbështetjen e Zvicrës për diasporën tonë dhe shtetin tonë që nga themelimi i tij. Do mirëpresim kryetarin e shtetit zviceran për vizitë në Kosovë. Ai shprehu kënaqësinë për firmosjen e marrëveshjes për sigurimet shoqërore. Zvicra do të na ndihmojë për anëtarsimin në Interpol”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/