Pacollit i vdes motra

23 shkurt 2024 | 10:49

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka njoftuar se i ka vdekur motra.

Me këtë rast, Pacolli ka thënë se si familje do të vazhdojnë të jetojnë sipas këshillave të motrës se saj.

“Me dhimbje të thellë, ju njoftoj se sot u nda nga jeta motra jonë e dashur, Mirvetja.  Motër e dashur, në këtë moment të dhimbshëm, neve na mbetet të kujtojmë së bashku  momentet e bukura që kemi kaluar me ty, duke u frymëzuar nga gjithçka qe ke bërë për ne.  Pas të gjitha sakrificave tua në këtë jetë, tani ti shko në qetësi në jetën e amshme dhe shijo bukurinë e Parajsës për të cilën ke punuar me aq zell dhe dashuri. Ne këtu do të vazhdojmë të jetojmë sipas mësimeve tua, të bashkuar dhe do të kujdesëm për çdo gjë që të ecim përpara ashtu si ti ke këshilluar dhe ke dëshiruar. Allahu të mëshiroftë, motra ime e dashur!”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kuvendin e Kosovës ka nisur punimet konferenca rajonale “Parlamentarizmi…