Pacollit shkrimet venelezueliane për pastrim parash i duken si në film
05 korrik 2022
| 09:04
Pas raportimeve të medieve në Venezuelë, të cilat flasin për afera korruptive të Behgjet Pacollit, ka reaguar vetë i përfoluri, Pacolli, i cili ka shkruar në “Facebook”: “Qentë lehin (madje edhe rrejshëm) dhe karvani ecën përpara edhe më fuqishëm”.
Reagimi i tij vjen pasi një natë më parë ai është akuzuar nga mediet në Venezuelë se është i përfshirë në afera korruptive me politikanë të lartë të vendit latin, por dhe në bashkëpunim me krimin e organizuar.
Lidhur me raportimin ai shprehet: “Po më duket si në një film kur lexoj artikuj të sponsorizuar nga njerëz të paguar nga ‘nuk e di kush’”.
Pacolli ka thënë se është rreshtuar kundër regjimit të Maduros kur ishte ministër i Jashtëm.
Reagimi i tij i plotë: