Pacquiao njofton pensionimin nga boksi, përqendrohet në politikë
Manny Pacquiao ka njoftuar se po tërhiqet nga boksi për t’u përqendruar në kandidaturën e tij për zgjedhjet 2022 në shtetin e Filipinës.
Boksieri i njohur, i cili është luftëtari i vetëm që ka fituar tituj në katër dekada të ndryshme dhe në tetë kategori të ndryshme peshe – njoftoi atë që ishte përfolur tashmë për disa javë. Pacquiao njoftoi pensionimin e tij nga boksi profesionit, ndërsa karrierën synon ta vazhdojë në politikë.
“Kam dëgjuar kambanën e fundit”, ka thënë fillimisht Pacquiao gjatë një videoje që postoi në profilin e vet në “Facebook”.
“Boksi ka mbaruar. Asnjëherë nuk e kisha menduar se kjo ditë do të vinte kur të mbyllja dorezat e mia të boksit. Për tifozët më të mëdhenj dhe sportin më të madh në botë, faleminderit! Faleminderit për të gjitha kujtimet e mrekullueshme. Ky është vendimi më i vështirë që kam marrë ndonjëherë, por jam në paqe me të. Ndiqni ëndrrat tuaja, punoni shumë dhe shikoni se çfarë ndodh. Mirupafshim boks”, ka shtuar Pacquiao.
To the greatest fans and the greatest sport in the world, thank you! Thank you for all the wonderful memories. This is the hardest decision I’ve ever made, but I’m at peace with it. Chase your dreams, work hard, and watch what happens. Good bye boxing. https://t.co/Bde4wO82sA
— Manny Pacquiao (@MannyPacquiao) September 29, 2021