Pacquiao rezulton negativ në testin për koronavirus
31 mars 2020
| 14:10
Kampioni i botës, boksieri filipinas Manny Pacquiao ka bërë testin e koronavirus dhe ka rezultuar negativ.
Lajmin e konfirmoi vetë kampioni i botës në peshën “welter” (kategoria WBA).
Ai e bëri testin, pasi më parë kishte takuar një politikan, i cili ka qenë pozitiv me koronavirus. Pacquiao e ka kryer testin në vendlindjen e tij dhe për disa ditë ka qenë në vetizolim. Pacquiao, 67 tore, 7 humbje e 2 barazime në karrierë, një ikonë e boksit, e ka bërë testin ditën e premte dhe deri sot ka qenë në karantinë.
Gjithsesi, ai stërvitjen nuk e ka ndërprerë asnjë moment. Filipinasi pritet që në korrik të mbrojë titullin kampion në një duel ndaj Keith Thurman, në një duel mes dy kampionëve të këtij Divizioni.