Pacquiao rikthehet në ring pas dy vitesh

24 maj 2021 | 14:04

Boksieri filipinas Manny Pacquiao, tashmë 42-vjeç, do të mbrojë titullin kampion bote të peshës “welter” (pesha deri 67kg) më 21 gusht, në një duel ndaj amerikanit Errol Spence Jr.

Ky i fundit është kampion bote po në këtë peshë, në kategoritë IBF dhe WBC. Kjo sfidë do të zhvillohet në Las Vegas.

Pacquiao (62 tore, 7 humbje e 2 barazime), një legjendë e ringut, rikthehet të duelojë dy vjet nga sfida e fundit. Ka qenë vetë filipinasi ai që ka konfirmuar duelin në rrjetet sociale. Një duel që pritet me interes, pasi Spence është i pamposhtur në ring (27 fitore, 0 humbje) dhe 11 vjet më i ri në moshë se Pacquiao.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka marrë vendim që seanca…