
Padia e Kanye Westit, këngëtari fiton rreth 10 milionë dollarë
16 shkurt 2018
| 11:00
Kanye Westi ka arritur ta fitojë betejën ligjore me kompaninë “Lloyd’s of London”, e cila kishte organizuar turneun e tij në vitin 2016, “Saint Pablo”.
“Loyd’s of London” kishte refuzuar ta paguajë Kanye Westin sipas kontratës, për koncertet e anuluara të tij, pasi kishte përjetuar një krizë nervore.
Megjithatë asnjë raport mjekësor nuk e mbështeti këtë teori, atëherë “Loyd’s of London” është pajtuar ta paguajë shumicën e shumës prej 10 milionë dollarësh sa kishte kërkuar Kanye.