Padia për gjenocid, Hetemi: Do t’i ofrojmë dëshmitë kurdo që na kërkohen

16 dhjetor 2024 | 11:53

Instituti për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë nuk ka mandat që të ndërmarrë iniciativa për të ngritur padinë kundër Serbisë për gjenocid.

Drejtori i Institutit, Athe Hetimi, ka thënë se Instituti do të ofrojë dëshmitë që i posedon, kurdo që institucionet ia kërkojnë.

Në institutin e formuar nga ekzekutivi në fund të 2023-ës, tashmë nga komunat e Kosovës dhe institucionet e ndryshme, janë dorëzuar dokumente dhe materiale që dokumentojnë krimet e luftës.

“Ne si institut nuk është që kemi mandat që të marrim iniciativa sa i përket padisë e kështu me radhë, mirëpo kurdo që institucionet e tjera që e kanë këtë mandat e marrin ndonjë iniciativë të tillë, Instituti është i obliguar që t’i ofrojë dëshmitë dhe dokumentet të cilat i posedon në mënyrë që institucionet e tjera ta bëjnë punën e tyre edhe në këtë drejtim. Përndryshe, instituti ka më tepër karakter akademik… Është e domosdoshme që për tu arritur një paqe e qëndrueshme në rajon, fillimisht të bëhet dokumenti i mirëfilltë gjë të cilën jemi duke e bërë pastaj të merren hapa për vënien e drejtësisë në vend, reparacionin e kështu me radhë por këto i bëjnë institucionet tjera”, ka thënë Hetemi për “Kosovapress”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka…