Paditet Kina, i kërkohen dëmshpërblim 6 trilionë dollarë
Është ngritur një padi kundër Kinës për pandeminë e virusit “Korona” me vlerë mbi 6 trilionë dollarë, duke akuzuar Partinë Komuniste Kineze për neglizhencë, gënjeshtra dhe mbulim
Padinë e sjellë nga Berman Law Group në Florida kundër Partisë Komuniste Kineze e kanë nënshkruar deri më tani 10 000 njerëz, përfshirë anëtarët e familjes të atyre që kanë vdekur pas kontraktimit të COVID-19 dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor që kanë vuajtur si rezultat i një mungese të pajisjes mbrojtëse personale.
Jeremy Alters, shefi strategjik që qëndron pas padisë në Florida, tha për “60 Minuta” që Kina duhet ta paguajë shkatërrimin tragjik njerëzor dhe ekonomik që ka shkaktuar në botë.
“Ne jemi tani në thellësinë e kësaj krize ekonomike dhe njerëzore që mund të ishte parandaluar më së shumti, nëse nuk parandalohej e gjitha”, tha Alters.
“Ky proces gjyqësor bazohet në faktin se [Kina] dinte për këtë virus. Ajo nuk arriti ta përmbajë virusin. Nuk arriti të na njoftojë me kohë në lidhje me virusin dhe ka lëshuar ferrin në komunitetet tona, në vendet tona, në Shtetet e Bashkuara, Australi dhe kudo tjetër”, tha Alters.
Grupi Ligjor i Bermanit e ka përfshirë qartë jo vetëm hidhërimin dërrmues që shumë po përjetojnë pasi humbi të dashurit ndaj COVID-19, por edhe një zemërim të thellë.