Paditët kirurgia që këndoi dhe kërceu mbi pacientët
24 maj 2018
| 10:56
Një kirurge e vetëshpallur “shumë kompetente” në Atlanta po përballet me disa padi për neglizhencë pasi ka postuar video në “YouTube” duke kënduar dhe vallëzuar mbi pacientët e pavetëdijshëm.
Sipas WSB-TV Atlanta, një nga paditë e ngritura kundër kirurges e akuzon atë për shkaktimin e dëmtimit të përhershëm të trurit pas kryerjes së një liposukure në vitin 2016.