Paditet për vonesë në koncert, Madonna: Mbretëresha nuk vonohet kurrë
Madonna po zemëron fansat për shkak të kohës së fillimit në koncertet e saj të fundit.
Mbretëresha e muzikës pop, e cila aktualisht është në turneun Madame X, është paditur për vonesë në fillimin e koncertit.
Në dokumentet ligjore, të siguruara nga TMZ, një mbajtëse e biletave në Florida pretendon se humbi para pasi koha e fillimit të koncertit të Madonna u zhvendos për dy orë.
Mbajtësi i biletave, Nate Hollander, bleu biletat për turneun në gusht, për një shfaqje më 17 dhjetor në Miami Beach.
Hollander, i cili ka bërë padinë, thotë se “është qesharake që një shfaqje e mbrëmjes të fillojë në 22.30 dhe gjithashtu i bën biletat e tij më pak të vlefshme”. Ai pretendon se ka kërkuar një rimbursim për tre biletat që ka blerë, për 1.024.95 dollarë dhe është refuzuar. Hollander dhe ata që janë në gjyq, nuk janë tifozët e vetëm të zemëruar. Madonna performoi në Las Vegas të enjten më 7 nëntor dhe u vonua për dy orë që të paraqitet në skenë, sipas Fox5 Las Vegas.Tifozët e akuzuan këngëtaren dhe bënë thirrje se ata donin rimbursim kur ajo më në fund arriti të dilte në skenë.
Në shfaqjen e saj të premten më 8 nëntor, Madonna foli për ankesat dhe paditë ndaj saj.”Këtu është diçka që ju të gjithë duhet ta kuptoni,” i tha ajo audiencës. “Dhe kjo është që mbretëresha nuk vonohet kurrë”, shtoi ajo, transmeton “KP”.