Paditet Sarah Jessica Parker për shkelje të kontratës
27 prill 2018
| 11:05
Sarah Jessica Parker ka realizuar një marrëveshje miliona dollarësh për të lansuar një linjë të aksesorëve, por që nuk është lansuar asnjëherë dhe dyqani në Londër është mbyllur.
Sipas disenjatores Kat Florence, në marrëveshjen e realizuar në tetor të vitit 2015 është paraparë që kjo linjë aksesorësh të promovohet nga Sarah për pesë vjet.
E kjo e fundit nuk ka përmbushur të gjitha obligimet e marrëveshjes 7.5 milionë dollarësh. Si rezultat i kësaj, linja speciale me Sarah Jessica Parker është paditur për shkelje të kontratës dhe Florence ka kërkuar pagesën për dëme.