Paditet Travis Scott
30 mars 2018
| 10:54
Travis Scott nuk ka performuar në një koncert të paraparë të mbahej në Minnesota një natë para “Super Bowl”, mirëpo ka mbajtur paratë që kishte marrë si paradhënie.
Këto detaje janë bërë të ditura në një padi ndaj tij, nga kompania “PJAM”. Kjo kompani po pretendon se ka paguar reperin 150 mijë dollarë dhe 10 mijë dollarë agjentin e tij për të performuar në klubin Myth.