Pafuqia për ta pranuar të vërtetën!
Shkruan: Ahmet Jashari
“Shqiptari kundërshton ende pa e marrë vesh”, thotë Konica.
Ndoshta ende ka shqiptarë që nuk e ka marrë vesh kush ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), prandaj edhe e atakojnëatë. Ndryshe nuk ka si të kuptohet ekstaza që përjeton një njeri normal përderisa sheh duke u zhbërë epoka më e ndritshme e historisë së Kosovës. Të izoluar gjatë luftës nëpër bodrume nëobjekte të papastra qytetesh, muret e të cilave ishin të mbushura me shkrime cirilike kundër shqiptarëve, shumë syresh kanëmundur ta humbin lidhjen me realitetin.
Të bombarduar me propagandë të “intelektualëve”, që atdheun e lavdëronin nëpoezi, por e shisnin në gjykata si dëshmitarë të djemve dhe vajzave më të mira të kombit, mund të jenë shndërruar nëviktima psikologjike. Sa e vështirë është të pranohet fakti se ushtarët e UÇK-së kanë vdekur për liri, në beteja, në prita, duke mbrojtur fëmijët, gratë dhe pleqtë e familjeve të veta dhe atyre që nuk kishin guxim për ta bërë një gjë të tillë?!
E vërteta ështëqë shumë herë nuk ia kanë dalur t’i mbrojnë, meqë kishin mungesë armatimi, mungesë përvoje apo ndonjëherë edhe mungesë guximi. E zorshme të pranohet se ende ka njerëz nëKosovë që nuk e di kush ishte UÇK-ja, por megjithatë më e lehtë të përdoret si justifikim?!
Po ishin tanët more. Vëllezërit, motrat, nipërit, dajallarët, kushërinjtë… këta ishin. I njohim njënga një! Dikush ishte student, një tjetër bujk, dikush tjetër mërgimtar, një tjetër murator… Të gjithë tanët ishin. Profesionistët e luftës ishin të pakët, meqë pak kishim e edhe mëpak ju kishin bashkangjitur luftës. Këta ishin njerëz që luftën nuk e kishin zgjedhur, por lufta i kishte zgjedhur ata meqë ishin më të guximshëm dhe më të gatshëm për sakrificë. E vërtetëështë që në mesin e tyre kishte edhe të tillë që nuk i bëjnë nder luftës.
“Lufta nuk të ban meremet”, thotë populli ynë. Dikush i ka humbur 20 anëtarë të familjes për liri dhe nuk ankohet, por është krenar. Dikush ka humbur më pak, shumë më pak, dikush fare. Këta të fundit zakonisht ankohen më së tepërmi, meqë nuk ka dhënë asgjë për liri. Ndryshe si do të mund të dilnin 150 dëshmitarë kundër UÇK-së?
Aq shumë dëshmitarë zor tëgjenden për të dëshmuar krimet e regjimit serb që ka vrarë 13 mijë shqiptarë, ka masakruar e dhunuar. Kjo është ndërmarrje e regjimit të sotëm serb për të kriminalizuar luftën e popullit tëKosovës për liri, duke u shërbyer me marrëzinë shqiptare. Politizimi i skajshëm ka verbuar të gjithë dhe më nuk kursehet asgjë. Serbia e godet UÇK-në për ta plandosur Kosovën nëplanin e jashtëm, ndërsa shqiptarët e godasin për t’i plandosur politikisht bartësit e luftës në planin e brendshëm.
E keqja ështëse të dy goditjet e rrënojnë të ardhmen e shtetit të Kosovës! Shqiptarët do të duhej ta mbronin UÇK-në në planin e jashtëm dhe të brendshëm, duke e ndarë nga lufta politike që do t’ua nxjerrë sytë të gjithëve!