Paga 17 mijë euro në muaj, por i riu lë punën

11 tetor 2022 | 12:35

Julian Sarafian gjeti punën e ëndrrave. Ai nisi të punojë në një nga studiot më prestigjioze ligjore. Ndërsa suksesi profesional arriti, gjendja e tij mendore dhe fizike u rrënua.

I diplomuar për drejtësi në Universitetin e Berkeley dhe Harvard, por kur gjyshja ndërroi jetë, i riu filloi të vuante nga ankthi, krizat e panikut dhe problemet gastrointestinale. Ai nuk ishte në gjendje të hante, të stërvitej apo të kishte marrëdhënie normale shoqërore, madje kishte probleme edhe të bënte biseda normale.

Ai vendosi të linte punën edhe pse me pagë rreth 200 000 dollarë në vit, duke përfshirë bonuset, ai ishte një nga njerëzit më të pakënaqur. Madje, në shkurt të vitit të kaluar, nisi të mendonte vetëvrasjen. Këto mendime zgjatën deri në korrik, atëherë kur vendosi se donte të jetonte në një mënyrë tjetër.

“Shëndeti mendor është i rëndësishëm, edhe pse njerëzit nuk e kuptojnë. Nëse vuani, kërkoni ndihmë. Trajtohuni dhe besojini trajtimit. Ju nuk jeni vetëm në këtë betejë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka pranuar, pas disfatës ndaj…