Paga minimale 130 €, 170 €, 250 €, 300 € apo sa?

02 maj 2021 | 22:17

Shkruan: Arben Kurteshi

Nëse e përcaktojmë rritjen e pagës minimale në 300 €, dhe kemi vetbesim në këtë arrijte, do ta arrimë.

“Madhësia e suksesit përcaktohet nga madhësia e besimit në sukses“.

“Nëse mendohet në qëllime të mëdha, presim arrijte të mëdha“.

A vërtet ky është qëllimi i shtetit më të ri në Evropë, të arrimë një pagë minimale 300€, për popullin tonë evropian, në kontinentin më të pasur në botë, ku paga mesatare në shtetet e këtijë kontinenti si për shembull në Danimark mbi 5000€ e në Gjermani mbi 3700€, në vendin tonë rrethë 380€.

A është vërtet qëllimi ynë të arrimë këtë pagë minimale, dhe ti lëmë trashëgim këto veti dhe kulturë të arritjeve e pune rinisë.

Çfarë shpenzime mund të mbulojë një familje e re me 300€/Muaj.

Kërkesa e 250-300€ për pagën minimale nuk vjen nga shteti, por nga vet punëtorët.

Si arriti ?? Irlanda, që brenda një gjenerate prej shtetit më të varfër në evropën perendimore në shtetin gati më të pasurë në botë, për kokë banori.

Prej 40-të miliardëve dollarë në fillim të viteve të 90-ta në mbi 133 miliardë dollarë në vitin 2008 ka arriturë rritja e produktivitetit të shtetit. Vetëm për 18-të vite rritje mbi 90 miliardë dollarë.

Kjo arritje është bërë vetëm me rritjen e cilësisë të arsimit dhe thithjen e investimeve të huaja! Para kësajë mrekullie ekonomike irladës i ka migruar gjysma e popullsisë në Amerik rrethë 4 milion banorë!

Po të ndodhë kjo mrekulli ekonomike në Kosovë; do të nënkuptonte për Kosovën rritje hipotetike e ekonomisë për 4-fishë, pra paga minimale  do të ishte mbi € 1 000.- / muaj!?

Shembulli jo i mirë është në Sierra Leone ?? menjëherë pas pavarësisë pushteti ndërpreu hekurudhën më të gjatë në vend e posa ndërtuar nga anglezët, nga frika se ata që e përdornin për transport mallërash mund të forcohen dhe ta marrin pushtetin!?

Pra, nuk qëndron problemi i zhvillimt ekonomik në vend, se nuk di pushteti ta zhvillojë,  apo se mungojnë resurset natyrore apo financiare, por se një regjim shpërblen dhe zhvillonë vetëm ata që e ndihmojnë të mbajë pushtetin, pa marrë parasyshë asnjë vlerësim tjetër cilësorë!?

SHTETI I MREKULLIVE  EKONOMIKE

?? Gjermanët dy herë kanë dëshmuar se zhivillimi i shtetit mund të bëhet mbreda dy dekadave!

?? Njëherë Gjermaninë Perendimore.

Pas luftës së dytë botërore Gjermania Perendimore ishte bërë rrafshë me tokë edhe prap gjermanët vetëm 2 dekada më vonë në vitin 1965 filluan të kërkojn fuqi punëtore jashtë vendit të tyre. Edhe në Kosovë kanë kërkuar punëtor në atë kohë. Kjo dëshmon më së miri, se sa shpejtë është zhvilluar Gjermania. Këtë e dinë shumë mirë baballarët tanë që ende janë gjallë, që punuan atje!?

?? Dhe prap me Gjermanin Lindore dëshmuan, prej vitit 1989 e deri me 2009 e zhvilluan shtetin e tyre për vetëm 20-të vite.

?? Japonia edhe pse ishte aq shumë e shkatërruar prej luftës së dytë botërore dhe nuk kishte ndihma nga amerikanët, sikur se gjermanët, arriti ta zhvillojë shtetin „ekonominë dhe industrinë“ e vet edhe më shpejt se gjermania, që i habiti fuqitë botërore në atë kohë. Pra ekonomia dhe industria e japonisë u zhvillua edhe më shpejt se 20-të vite.

?? Korea e Jugut në vitet e 60 e deri në vietet e 70-dhjeta  kishte një standart më të ulët se ish- jugosllavia në tërësi. Korea e jugut arriti vetëm për 20-30 vite të bëhet një ndër shtetet më të rëndësishme në bote dhe ka disa vite që është në rrjetin global të 20 vendeve më të zhvilluara në botë!

A mund të arrimi më shumë?

Si mund të arrihet më shumë?

A lejojnë kushtet dhe rrethanat tona?

Vet njeriu me mendimet e tij, është mjeshtri dhe krijuesi i karakterit të tij.

Njeriu është ashtu si mendon, dhe shuma totale e të gjitha mendimeve të tij, e përbën karakterin e tij.

Karakteri i njeriut nuk është viktimë i ndikimeve të të tjerëve, por është rezultat i mendimeve totale, të vet atijë njeriu, thotë James Alain.

Po ashtu, me mendimet tona, ne i krijojmë edhe kushtet dhe rrethanat, dhe jo rrethanat neve!

Rrethanat janë vetëm reflektues pasqyrë e personit apo grupit të personave në fjalë.

Nëse një ditë shikon rrethë e rrotull, dhe thua  këto janë kushtet dhe rrethanat ku jetojmë, nuk sheh asgjë tjetër, pos krijimet,  punët dhe angazhimet, sakrificat e së kaluarës, të asajë shoqërie.

Derisa ne mendojmë dhe besojmë, se kushtet dhe rrethanat nga jasht, ndikojnë dhe dirigjojnë arritjet tona; atëherë ato kushte  dhe rrethana nga jasht, do të na shtynė si valët e detit, dhe do të dërgojnë pikërisht në atë drejtim që duan ato, dhe nuk do të ecim në atë drejtim të cakut, që ne e duam.

I gjithë ndikimi dhe dirigjimi i rrethanave,  dhe kushteve nga jasht, ndërpritet në momentin kur ne fillojmë ti ndryshojmë ato.

Në momentin kur ne realizojmë, besojmë se jemi mjeshtri, krijuesi dhe komandanti kryesorë i kushteve dhe rrethanave, në atë moment fillon dhe ndryshimi i kushteve dhe rrethananave.

Në fakt, ne nuk mund ti ndryshojmë rrethanat direkt, dhe përnjëherë, por ne mund ti ndryshojmë dhe ti rikrijojmë e komandojmë në „kopshtin e fshehur“ në mendjen tonë, në trurin tonë, në brendësinë e kokës sonë, ku askush nuk mund ti sheh, se si duken kushtet dhe rrethanat; që ne i duam, përveç nesh, mu aty, ku fillon ndryshimi.

Kur mendimet kalojnë në shprehi dhe veprimet janë në harmoni me cakun, është e  pa mundur, të mos arrihet qëllimi!

Kush do të arrinë pak, duhet pak të sakrifikojë.

Kush do të arrinë shumë, duhet shumë të sakrifikojë.

Madhësia e suksesit përcaktohet nga madhësia e besimit në sukses.

“Nëse mendohet në qëllime të mëdha, presim arrijte të mëdha“.

Nëse mendohet në pagë më të lart se 300€, do të presim dhe arrimë pagë më të lart se 300.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Pas Kroacisë tani edhe Austria dhe Sllovenia…