Paga minimale bruto rritet në 350 euro, Mustafa i PDK-së: Me këto çmime të rritura nuk dihet kujt do t’ia ndryshoj jetën ky vendim
28 gusht 2024
| 11:52
Rritja e pagës minimale në 350 euro bruto, vendim ky i cili është marrë në mbledhjen e 218-të të Qeverisë së Kosovës të mërkurën do të kishte relevancë nëse i njëjti vendim do të merrej 4 vjet më parë në fillim të mandatit të ekzekutivit.
Kështu të paktën ka vlerësuar Koordinatori për Financa në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, në vlerësimin e të cilit kjo rritje nuk do ta ndryshojë jetën e qytetarëve për shkak të çmimeve të rritura.
“Ky lajm do të kishte zënë më tepër vend para katër viteve kur e kanë filluar mandatin, por tani në këto kushte të çmimeve të rritura, nuk dihet kujt do t’ia ndryshoj jetën ky vendim”, ka shkruar ai në “Facebook”.