Paga minimale po rritet në Gjermani
Paga minimale në Gjermani po rritet. Komisioni gjerman përgjegjës për përcaktimin e kufirit të pagës minimale miratoi të hënën propozimin për rritjen e pagës minimale/
Çmimi i ri u dakordua nga Komisioni i Ekspertëve për Monitorimin dhe Analizën e Pagës Minimale i përbërë nga përfaqësues të punëdhënësve dhe sindikatave gjermane.
Sipas këtij vendimi, paga minimale ligjore në vitin 2024 duhet të rritet me 41 cent, pra nga 12 në 12.41 euro në orë.
Në fillim të vitit 2025, shuma e pagës minimale duhet të rritet në 12.82 euro në orë.
Propozimi ende nuk është miratuar nga Ministri Federal i Punës, Hubertus Heil. Kjo pritet të ndodhë në vjeshtë.
Rritja e pagës minimale do të “godisë” gati gjashtë milionë punonjës në Gjermani.
Paga minimale është rritur për herë të fundit më 1 tetor 2022 nga 10.45 euro në 12 euro.