Paga të dinjitetshme për veten e tyre!
Shkruan: Faton Thaçi
(Presidentja; Kryeministri; Ministra; zv Ministra e Deputet)
Pagat në sektorin publik janë promotorë të mirëqenies dhe barazisë e drejtësisë sociale!
Për të pasur një mirëqenie, barazi e drejtësisë sociale Qeveria e Kosovës do duhej të përcaktojë bazën dhe tavanin e koeficientit nga 1-10, vlera e koeficientit do të duhej të ishte vlera e pagës minimale, kjo do të mund të krijonte rritje të balansuar në mes të sektorit privat dhe atij publik, pra do ishte një kontroll i shpenzimeve me efikasitet të lartë.
Qeveria e Kosovës ka përcaktuar vlerën e koeficientit pa analizaur fare situatën ekonomike të indikatorëve ekonomik siq janë: inflacion të lartë, çmime të larta në produktet bazike, shporta e lartë familjare, varfëri ekstreme, paga minimale, BPV i përgjithshëm dhe për kokë banori
Parametrat e tillë dhe indikatorët tjerë ekonomik nuk u morën për bazë nga Qeveria e Kosovës, përkundrazi kjo e fundit u përkujdes për vetën e saj, duke i caktuar vetës pagë të dinjitetshme dhe luks, por jo edhe për punëtirët e nivelit të dytë dhe tretë në sektorin publik si: punëtorët e shërbimit mjeksorë, të arsimit, të sigurisë Kombëtare Polici e FSK, për stafin civil administratën, për punëtorët e drejtësisë etj.
Ilustrim i bazuar për pagën bazë të zyrtarëve të lartë Shtetror si:
Paga bazë e Prisedentës prej 1,890€ është sa 15 paga minimale; sa 43.12 % e vlerës së Bruto Produktit Vendor ( BPV) për kokë banori në bazë vjetore!
Paga bazë të Kryeministrit dhe Kryetarit të Parlamentit prej 1,785€, është sa 14 paga minimale; sa 40.73% e vlerës së Bruto Produktit Vendor ( BPV) për kokë banori në bazë vjetore!
Pagat bazë të Ministrave dhe Deputetëve prej 1,772€, është sa 13.5 paga minimale; sa 40.43% e vlerës së Bruto Produktit Vendor ( BPV) për kokë banori në bazë vjetore! si dhe
Pagat bazë të zv. Ministrave prej 1,554€, është sa 12 paga minimale; sa 35.46% e vlerës së Bruto Produktit Vendor ( BPV) për kokë banori në bazë vjetore!
Pagesat shtesë:
Përveç pagës bazë, këta zyrtarë të lartë gëzojnë të drejtë, privilegj e benefite si: shpenzimet e derivateve; shpenzimet e telefonave, reprezentacion ( shpenzime për pije e ushqim), meditje të majme në udhëtime zyrtare e pjesmarrje në komisione parlamentare dhe paga dhe shtesa në fund të muajit dalin rreth 3,000€, ose sa 23 paga minimale, ose sa 68.5% e vlerës së Bruto Produktit Vendor ( BPV) për kokë banori në bazë vjetore, por këto benifite nuk i gëzojnë edhe punëtorët e sektorëve tjerë publik si : Shëndetësi; Arsim; Drejtësi; Polici; FSK etj.