Pagat në dinarë serbët i marrin afër Jarinjes, Bërnjakut dhe Merdares, Serbia instalon degë të bankës shtetërore

11 mars 2024 | 12:46

Matanë pikave kufitare të Bërnjakut, Jarinjes, Merdares dhe Konçulit, Banka e Kursimeve Postare e Serbisë ka instaluar degë të improvizuara që serbët e Kosovës të shkojnë të marrin të hyrat e tyre pas ndalimit të valutës serbe (dinarit) nga Qeveria e Kosovës që nga 1 shkurti.

E ashtuquajtura Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, ka njoftuar se gjatë fundjavës i kanë instaluar këto degë matanë kufirit pas pamundësisë së serbëve që paguhen nga buxheti i Serbisë për të marrë pagat, pensionet, ndihmat sociale të tjera, në shumën e plotë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besar Nimani ka mbetur i vdekur të shtunën në mbrëmje…