Pagat në ndërmarrjet publike “përplasin” Zekën dhe Sejdiun

02 shkurt 2019 | 14:04

Amendamentet 46, 47 dhe 48 të projektligjit për Pagat të cilat kanë për qëllim fuqizimin e ndërmarrjeve publike, kanë shkaktuar replika “përplasëse”, të deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Kundër këtyre amendamenteve doli PSD-ja dhe PDK-ja.“Amendamentet 46 47 48 sigurojmë që të ketë një tavan me koeficientin 7 sa i përket pagave të njerëzve që punojnë në ndërmarrje publike. Meqë një inxhinier i Telekomit e ka pagën më të ulët se një operatorë privat ju edhe më shumë po e ndërroni ndërmarrjen publike. Sot PSD-ja,  kemi të interesuar që stafi profesional më ndërmarrje me interes strategjik ti mbajmë në ndërmarrje publike”, ka thënë deputeti i PSD-së Dardan Sejdiu.

Kurse, deputeti nga Nisma Socialdemokrate,  Milaim Zeka, tha se Sejdiu po manipulon me këtë amendament.

Zeka ftoi deputetët t’i votojnë amendamentet 46, 47 dhe 48. “Mendoj që Dardan Sejdiu po e manipulon me kuvendin dhe qytetarët. Sepse ky nen fare nuk ka të bëjë me të vërtetën. Drejtorët e ndërmarrjeve publike nuk munden me ia caktuar më vetit pagën 5 mijë euro. Unë as nuk votoj për tezë as për dajë por për fëmijët e mijë. Është pika më e ndjeshme dhe rrëzon propozimin e Kadri Veselit dhe Dardan Sejdiut dhe voton këtë amendament”, u shpreh Zeka.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg njoftoi se më…