Pagat për zyrtarët publikë sërish pa shtesa, kështu arsyetohet MPB-ja

28 prill 2023 | 17:19

Pagat për zyrtarët publikë duket të jenë ekzekutuar sërish pa shtesa.

Dhe si shkak i ankesave të zyrtarëve, janë deklaruar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Përmes një komunikate të para pak çasteve, kanë bërë të ditur se pas përmirësimeve, diferencën do ta marrin në mënyrë retroaktive.

“Edhe gjatë muajit prill, komisioni për shtesën për kushte specifike ka pranuar një numër të lartë kërkesash nga zyrtarët publik, dhe me qëllim që të evitohen gabimet, të gjitha kërkesat janë duke u shqyrtuar me kujdes dhe për këtë ende nuk ka përfunduar puna e komisionit. I njoftojmë të gjithë zyrtarët publik se pas përmirësimeve diferencën do ta marrin në mënyrë retroaktive për të gjithë muajt që nga hyrja në fuqi e ligjit për paga në sektorin publik”, është thënë në njoftim.

Sipas këtij njoftimi, e përgjatë gjithë kohës, autoritetet kanë vazhduar me plotësimin, përshtatjen dhe korrigjimin e të dhënave.

“Ministria e Punëve të Brendshme, përmes Departamentit për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë, në zbatim të Vendimit Nr. 04/128 të datës 16.02.2023, të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Thesarin e Shtetit/Ministria e Financave Punës dhe Transfereve, përmes njësive për menaxhimin e burimeve njerëzore në institucionet e nivelit qendror dhe lokal, ka vazhduar punën gjatë gjithë muajit prill në plotësimin, përshtatjen dhe korrigjimin e të dhënave të të punësuarve në funksion të zbatimit efektiv të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik dhe Vendimit të Qeverisë Nr.04/128 të datës 16.02.2023”, është thënë në njoftimin e MPB-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stefano Pioli të premten në konferencën për shtyp ka folur…