![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/10/1B8F6C32-99AD-4DC4-8B0A-A0B03A00691B.jpeg)
Pagesa e pensionistëve shtyhet për nesër, do të marrin edhe 100 euro shtesë
17 tetor 2022
| 19:47
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), ka njoftuar se pagesa e pensioneve është shtyrë për ditën e nesërme, pra me 18 tetor.
“Arsyeja e shtyerjes është aplikimi i shtesës prej 100 euro sipas vendimit të Qeverisë në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, për të cilën ka qenë i nevojshëm një proces shtesë verifikimi.”, thuhet në njoftim.
MFPT kërkon mirëkuptim nga të gjithë përfituesve dhe tregon se nesër në sesionin e paradites do të ekzekutohen paratë.