Pagesa për shërbimim e mbeturinave kalon nga komuna e Mitrovicës në KRM “Uniteti”

20 korrik 2022 | 20:03

Kompania regjionale për menaxhimin e mbeturinave KRM “Uniteti”, ka njoftuar se nga nesër (e enjte) do ta filloj inkasimin e tarifës së mbeturinave drejtpërdrejt, e jo përmes komunës siç ka qenë deri më tash.

Në njoftim thuhet se inkasimi i tillë është paraparë me rregulloren e re komunale, e cila ia kalon kompanisë pjesën e inkasimit të tarifës.

Njoftimi i KRM “Uniteti”

Ju njoftojmë se nga data 21.07
2022 (e enjte) inkasimin për shërbimin e menaxhimit të mbeturinave e bën drejtpërdrejt KRM “Uniteti”.

Sipas rregullores së re të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, nga data 01.07.2022 KRM “Uniteti” ka filluar të bëjë faturimin e qytetarëve (amvisërive) me tarifën për menaxhimin e mbeturinave, ndërsa nga nesër fillojmë me inkasim.

Pagesat me rregull nga ju janë kusht elementar që ne të mund të kryejmë shërbimin e menaxhimit të mbeturinave, ku shfrytëzojmë rastin të ju lusim që të paguani me rregull (pa vonesa) faturat.

Vonesat e juaja në pagesa do të na detyrojnë të marrim hapa ligjor, duke ndërprerë shërbimin për klientët që nuk paguajnë ose duke zbatuar procedurat përnbarimore.

Të gjitha amvisëritë që nuk kanë qenë deri tash të regjistruara në komunë, në mënyrë që t’iu kryhet shërbimi duhet të vijnë për regjistrim në zyret e KRM “Uniteti” në rrugën “Vëllezërit Dragaj” në Mitrovicë.

Qytetarët kanë mundësi t’i paguajnë faturat:

1) Te inkasantët në terren;
2) Në zyrat e KRM “Uniteti”;
3) Në zyrën komunale (aty ku janë bëri deri më tani, pranë zyrtarit të KRM “Uniteti”).

Na priftë e mbara!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryetarit i Organizatës së Veteranëve të…