Pagjumësia rrit rrezikun e goditjes në tru
09 qershor 2023
| 00:15
Sipas një studimi të Universitetit të Miçiganit njerëzit që vuajnë nga pagjumësia kanë një rrezik më të madh për goditje në tru, krahasuar me njerëzit pa që flenë më mirë.
Wendemi Sawadogo, shefi i ekipit hulumtues, theksoi se njerëzit me pagjumësi kanë gjithashtu diabet, hipertension, sëmundje të zemrës dhe depresion, gjë që rrit më tej rrezikun e goditjes në tru.
Nga viti 2002 deri në vitin 2020, Sawadogo dhe ekipi i tij vëzhguan njerëz “të cilët nuk kishin pësuar asnjë goditje në tru”, ku 57% e atyre në grupin e studimit ishin gra të moshës 61 vjeçe.
Studimi zbuloi se rreziku i goditjes në tru është më i lartë tek njerëzit me pagjumësi nën 50 vjeç.