Pagoi 25 mijë paund, që të kthehet nga burrë në grua shpërfytyrohet pas operacionit
18 shkurt 2020
| 14:23
Rody Alves, njihet ndryshe si “Kukulla Njerëzore”, pasi ndryshoi gjininë nga mashkull në femër. Ai (ajo), i është nënshtruar disa operacioneve, por ky i fundit nuk ka shkuar shumë mirë, pavarësisht se pagoi 25 mijë paund, sipas mediave britanike.
Alves i është nënshtruar disa operacioneve në një klinikë në Belgjikë, ku edhe ka hequr mollëzat tipike, që kanë burrat.
Në një pronocim Alves ka thënë se e ka të pamundur të flasë qartë dhe rrjedhshëm për shkak të ndërhyrjes që ka bërë në fytyrë. Pamja pritet të jetë e përkohshme, pasi mjeku i ka thënë se do e fitojë sërish “shkëlqimin”.
Por ndër të tjera, ai (ajo) shprehet i/e lumtur pasi me këtë ndërhyrje kirurgjikale ka rezultatin që ka dashur gjithmonë.