Paguan 100$ për garazhin, brenda gjetën makinën e James Bond (Foto)
Në vitin 1989, një çift nga Long Island pagoi rreth 100 dollarë për blerjen e një garazhi. As ata dhe as shitësi nuk e dinin se çfarë kishte brenda. Kur hapën derën gjetën një makinë sportive Lotus Esprit të vitit 1976. Por nuk ishte thjesht një makinë Lotus Esprit e 1976. Ishte makina që e paraqitur në filmin James Bond të 1977, “The Spy Who Loved Me”.
Çifti anonim nuk e kishte idenë se çfarë kishin blerë dhe as nuk kishin parë filmin me James Bond më parë, kështu që ata kërkuan ekspertizën e themeluesit të Fondacionit Ian Fleming, Doug Redenius, i cili vërtetoi se ishte pikërisht ajo makinë.
Zbulimi i tyre përfundimisht tërhoqi vëmendjen e shefit ekzekutiv të Teslas dhe SpaceX, Elon Musk, i cili u rrit duke parë këto filma.
Në vitin 2013, ai vendosi një ofertë mbi makinën, duke ofruar 997.000 dollarë.