Paguhet pak nga Bordeaux, Carroll dëshiron të mbetet vetëm pjesë e historisë së klubit
27 shtator 2024
| 12:21
Pas krizës financiare tek Bordeaux, skuadër shumë e njohur e cila vite më pare ishte pjesë e Ligue 1, klubi është në një gjendje të vështirë. Madje futbollisti i njohur Andy Carroll merr një pagë mujore prej 3 mijë e 500 eurosh. Por për këtë ka thënë se ai nuk e ka problem dhe vetëm dëshiron të jetë pjesë e historisë së këtij klubi.
“Të jem i sinqertë në fakt më kushton të luaj pë Bordeaux. Por kurrë nuk kam luajtur për para në karrierën time. Jam thjesht i lumtur që luaj futboll dhe dua të jem pjesë e historisë së këtij klubi”, ka thënë Carroll, i cili më përpara ka qenë pjesë e klubeve të mëdha angleze si Liverpool, West Ham e Newcastle. Bordeaux aktualisht bën pjesë në ligën e katërt franceze.