PAI-ja mohon se e ka prishur koalicionin me LV-në
27 dhjetor 2021
| 14:10
Partia e Ashkalinjëve për Integrim(PAI) ka mohuar lajmin se kjo parti ka prishur koalicionin qeverisës me LV-në.
Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Resul Makreshi, i cili vjen nga kjo parti, ka thënë PAI-ja dhe LV-ja vazhdojnë të jenë në bashkëqeverisje.
“Gjatë ditës së sotme kanë qarkulluar lajme dashakeqëse, të cilat kinse Partia e Ashkalinjëve për Integrim, është larguar nga koalicioni qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje. Kjo nuk është e vertetë aspak, perndryshe PAI dhe LVV, janë ne bashkëqrverisje dhe jemi shumë stabil”, ka shkruar Makreshi në profilin e tij në “Facebook”.