Pajaziti bën thirrje që të formohet një platformë e përbashkët për dialogun me Serbinë
30 korrik 2018
| 16:59
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ka bërë thirrje për bashkim të partive parlamentare në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Ai ka thënë se interesi i Republikës së Kosovës është jetik për integrimin në BE.
Pajaziti ka theksuar se duhet të bëhet një platformë e përbashkët për procesin e dialogut.
Ai ka pohuar se forcat politike nuk duhet të vazhdojnë të jenë të ndara në këtë proces.
/Epoka e re/