Pajaziti: Sjellja e demarkacionit për t’u rrëzuar, budallallëk i madh
10 janar 2018
| 20:57
Deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti gjatë një interviste në “InfoBox” të “RTV Dukagjinit” ka folur për çështjen e Demarkacionit, për të cilën deklaroi se nuk duhet të shkoj në Kuvend nëse nuk kalon.
Ai ka deklaruar se është ithtar që mos të vij në Kuvend kjo çështje, nëse nuk janë votat.
“Marrëveshja të vij në Kuvend për tu rrëzuar, kjo do të jetë budallallëku më i madh i joni, i Kuvendit e i Institucioneve të politikës”, ka thënë ai.
Ai foli edhe për çështjen e Gjykatës Speciale, për të cilën deklaroi se nuk e përjashton edhe mundësinë që prapa tentativës për ta shfuqizuar ligjin për këtë gjykatë, janë edhe persona që hipotetikisht mund të akuzohen nga kjo Gjykatë.