Pajisja e çuditshme bie nga qielli
29 tetor 2019
| 11:54
Nensi Uelke dhe burri i saj, Den, po bëheshin gati të nxirrnin kuajt nga stallat kur dëgjuan një përplasje të fortë në oborr. Çifti nga Miçigani i ShBA-së shkoi të shohin se çfarë e kishte shkaktuar zhurmën dhe gjeti një objekt që dukej si satelit e që vazhdonte të lëshonte një gumëzhimë elektronike. Në të ishte shkruar “Samsung Space Selfie” dhe, sipas kompanisë koreane-jugore, ishte hedhur për të kapur pamje me planetin tonë në sfond.