PAJTIMI I GJAQEVE PARALAJMËRONTE LUFTË TË ARMATOSUR ÇLIRIMTARE NË KOSOVË DHE VISET SHQIPTARE NË ISH-JUGOSLLAVI

03 shkurt 2022 | 01:25

Ismet Sylejmani

Suksesin më të madh dhe të domosdoshëm të pajtimit të gjaqeve në Kosovë dhe viset e saja, e korri Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc dhe Ushtria Çlirimtare Kombetare!

Antarët e LPRK-së, janë bartësit e mëdhenjë e historik të fillimit të krijimit të aksionit, që u bë ortek i madh për pajtim të gjaqeve!

Atyre ju takon merita e madhe e krijimit të bërthamës historike e cila u shëndërrua në një vullkan që e pergaditi shtratin e domosdoshëm, të fillimit të luftës së armatosur çlirimtare në Kosovë dhe viset shqiptare nën ish-Jugosllavi!

Pajtimi i gjaqeve të popullit shqiptar, që jetonte i ndarë nga Shqiperia Nënë, ishte parakushti absolut, i fillimit dhe përfundimit me sukses të plotë të luftës së armatosur të çlirimit nga Serbia pushtuese!

Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve do të mbetet në histori si ngjarja më e madhe, e cila përgaditi frontin e luftës për liri, ku luftëtarët e armatosur çlirimtarë nuk do ta ruanin shpinën nga njëri tjetri dhe se hasmërinë e kishin varrosur përgjithmonë dhe në vend të saj kishin mbjellur dashurinë e vëllaut për vëllanë!

Edhe pushtuesit do ta kenë ndjerë se orteku i pajtimit të gjaqeve do ta godiste për vdekje ëndrrën serbe të përqarjes dhe vëllavrasjes shqiptare!

Prandaj u munduan ta ndalnin e ta pengonin, ta shuanin e ta zhbënin, dhe nuk ia arritën dot, sepse dëshira popullit buron nga dashuria e zotit, vëndosmëria e popullit e ka bazën te besnikëria ndaj besimit në zot dhe Atdhe!
Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve plandosi përdhe projektet e krajlëve serb Nediq e Pashiq, të cilë kishin bërë plane ogurëzeza, të cilat u pasuan në zbatim konkret nga kriminelët e gjakëpirësit, si Drazha Mihajlloviq, Aleksander Rankoviq e Sllobodan Millosheviq, me devizën se pas vllavrasjes, shqiptarët jo vetëm që nuk do të arrinin të këndelleshin, por do të zhbëheshin dhe do të përfundonin duke u shpërngulur simbas elaborateve të Ivo Andriqit e Vaso Çubrilloviqit për në Turqi!

Fitimtarët më të mëdhenj të faljës së gjaqeve në Kosovë dhe Vise, pandyshim ishin tri ushtritë çlirimtare, të cilat luftuan me heroizëm të madh, derdhën gjak për liri të pjestarëve të tyre dhe fituan mbi pushtuesit, armiqt dhe tradhëtarët!

Ikona e pajtimit të gjaqeve ishte dhe mbetet plaku i urtë, profesori lavdimadh Anton Çetta!

Organizatorja dhe flamurtarja e fushatës mahnitëse të tubimeve të famshme të faljes dhe pajtimit të gjaqeve, ishte LPRK e cila më vonë më 17 Nëntor 1994, do të kryente lindjen më të madhe të shekujve të kombit tone, do të themelonte UÇK-në!

Shkëlqimi i përjetshëm që ka falja e gjaqeve dhe pajtimi i popullit shqiptar, ka jehuar e gjëmuar në grykat e pushkëve dhe bombave të ushtarëve trima e të pamposhtur të tri ushtrive çlirimtare!

Demonstratat e studentëve në vitin 1997 në Prishtinë dhe lufta titanike e UÇK-së, UÇPMB-së dhe UÇK Kombëtare, janë hallkat e mëdha të cilat përfunduan ngjarje dhe etapa të mëdha të kombit, dhe secila është histori më vete, te cilat, të gjitha sëbashku kanë qenë të mbuluara dhe nuk i kanë ruajtur shpinden dhe krahët, sepse nuk kishte më hasmëri dhe nuk kishte gjaqe, ngase kishte ndodhur pajtimi i madh i popullit, dhe se kishte gëzuar jasjte mase Atdheun dhe Kombin, por edhe ishin gëzuar miqtë dhe ishin hidheruar pushtuesit dhe armiqtë!

Prishtinë, 02.02.2022

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vedat Muriqi ka thyer rekord qysh në debutimin e tij…