
Pajtohen për blerjen e tre kamionëve për mbeturinat
02 maj 2018
| 18:13
Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur në takim përfaqësuesit e GIZ-it gjerman, me të cilët ka biseduar për shtrirjen e ofrimit të shërbimeve për mbledhjen e mbeturinave për qytetarët e kësaj komune.
Në këtë takim, ata janë dakorduar për blerjen e tre kamionëve të cilët do të shërbejnë për mbulushmërinë e shërbimit të mbeturinave në territorin e Skenderajt.