Pajtohen për shkëmbim të informacioneve në fushën e kadastrit
Drejtori i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Mitrovicës, Egzon Jashari, i shoqëruar nga zyrtarë komunalë të zyrës së Kadastrit, kanë vizituar Agjencinë Kadastrale të Kosovës, me ç’rast janë pritur nga kryeshefi ekzekutiv i kësaj agjencie, Avni Ahmeti.
Qëllimi i takimit ishte prezantimi i projekteve aktuale në institucionet përkatëse, si dhe identifikimi i fushave të interesit ku bashkëpunimi në fushën e kadastrës dhe administrimit të tokës dhe regjistrave pronësorë do të mund të intensifikohej.
Të dyja palët në takim janë pajtuar në shkëmbimin sa më të shpejtë të informacioneve, duke pasur parasysh se nga një veprim i tillë do të përfitonin si institucionet po ashtu edhe vetë qytetarët e Republikës së Kosovës.
/Epoka e re/