Pajtohen për vazhdim të bashkëpunimit në mes të Komunës së Skenderajt dhe KFOR-it
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur në takim kolonel Daniele Bajata nga KFOR-i italian dhe kolonel Saudan Dominique nga KFOR-i zviceran.
Të dy kolonelët e kanë njoftuar kryetarin Jashari se tani do të bëhet ndërrimi i komandës së JRDN-së që deri tani ka qenë duke e udhëhequr kolonel Bajata, tani do të drejtohet nga kolonel Dominique.
Më tutje, kolonel Bajata e ka falënderuar Jasharin për bashkëpunimin e mirë që kanë pasur gjatë kësaj periudhe. Ndërsa, kolonel Dominique është shprehur i lumtur që ka ardhur në një komandë e cila ka pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Komunën e Skenderajt, duke shpresuar ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje.
Në anën tjetër, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i ka njoftuar mysafirët për prioritetet zhvillimore të kësaj komune, si dhe për zhvillimet e përgjithshme.
Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për problemet dhe sfidat që përballen qytetarët e Skenderajt.