
Pajtohen për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Çekisë
05 shkurt 2019
| 18:17
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim të ngarkuarin me punë në ambasadën e Çekisë në Prishtinë, Pavel Bilek, me të cilin janë pajtuar për bashkëpunimin e mëtutjeshëm në fushat me interes të dy shteteve.
“Në një takim miqësor me të ngarkuarin me punë në ambasadën e Çekisë në Kosovë, ambasadorin Pavel Bilek, vlerësuam marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet dy shteteve dhe u dakorduam për bashkëpunimin e mëtejmë në të gjitha fushat e interesit të përbashkët”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/