Pak ditë para finales, në Big Brother VIP Kosova 2 futet një banor i ri
26 janar 2024
| 12:07
Konkurrentët e Big Brother VIP Kosova 2, janë befasuar sonte (e enjte) nga ‘Vëllai i Madh’.
Atyre iu kumtua lajmi se darkën e gjysmë-finalistëve do ta moderojë një banor i ri.
Bëhet fjalë për Andin, i cili ishte fituesi fatlum i “Prince Caffe”, çka i mundësoi atij të shijojë këtë aventurë televizive.
Nuk dihet se sa do të qëndrojë brenda shtëpisë dhe për sa vlen kjo sfidë.
Në ndërkohë, kanë mbetur edhe pak ditë deri në finalen e madhe të Big Brother.
Gara po vazhdon të bëhet më e ashpër, ku banorët janë në ‘luftë’ për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.
Për të qenë më të saktë, finalja pritet të mbahet më 2 shkurt (e premte).