Pak ditë para zgjedhjeve, Posta shpërblen punëtorët me nga 100 euro
Bordi i Postës së Kosovës, i emëruar nga qeveria Kurti, ka vendosur të shpërblejë rreth një mijë punëtorë me nga 100 euro secili.
Ky vendim është marrë vetëm disa ditë para mbajtjes se zgjedhjeve.
“Bordi i Drejtorëve, pas mbledhjes së rregullt të mbajtur më 23.01.2025, ka shqyrtuar pikën ‘Shqyrtimi i dhënies së bonusit për punëtorët e Postës së Kosovës’. Pas vlerësimit të zhvillimeve pozitive në ndërmarrje, progresit të arritur deri më tani dhe proceseve që priten të realizohen në të ardhmen, si dhe duke marrë parasysh faktorë të rëndësishëm si inflacioni dhe rritja e kostove të jetesës, kryeshefi ekzekutiv ka propozuar dhënien e një bonusi për të gjithë punëtorët e ndërmarrjes. Bordi i Drejtorëve, duke shqyrtuar këtë propozim dhe duke marrë parasysh mundësitë financiare të ndërmarrjes, ka miratuar dhënien e një bonusi prej 100 euro bruto për të gjithë punëtorët që kanë marrëdhënie pune të rregullt dhe aktive”, është thënë në Bordit të Postës së Kosovës.