Pak fjalë të arta për Emergjencën e QKUK-së

25 tetor 2023 | 11:04

Pak, pak, shumë pak ne e njohim Qendrën Emergjente të QKUK-së.

Në një qendër me t ‘vërtet më shumë se emergjente, ku çdo sekondë arrin një qenie njerëzore me plagë të pa imagjinueshme, me sëmundje prej më të ndryshmeve, fëmijë e të moshuar të rrëzuar në format më të rrezikshme, ambulanca të cilat vinin nga vende të ndryshme të Republikës së Kosovës dhe zbrisnin njerëz si mos më keq nga dhimbje të papërshkrueshme.

Doktorët, infermierët, policët e zonës, rojtarët e qendrës ishin rrahja e zemrës në atë vend.

Energjia e tyre e pa harxhuar në asnjë moment, 24/7 në ndihmë të pacientëve ishte sikurse në një tokë ku shpërthen vullkani dhe të duket që më shumë se gjysma janë duke shpëtuar nga një katastrofë natyrore.

Të ju them, ju lumtë është më pak se pak, por ju ishit krenaria e Kombit.

Në emër të familjes së të ndjerit Nebih Hasani që sot, pas përpjekjeve maksimale mbi 5 orë operim, në krye me të shkëlqyeshmin doktor z. Lulzim Vokrri dhe ekipi tjetër fantastik edhe pse nuk arriti të jetoj më, ju falënderojmë për gjithçka që keni bërë në mënyrën më precize të mundshme.

Falënderojmë edhe Qendrën kryesore të Mjekimit Intenziv për përkushtimin dhe vetëmohimin e tyre në krye me drejtorin e kësaj qendre  z. Gazmend Spahija.

Ne nuk e dimë, por ju ishit diçka më shumë se një Krenari e zakonshme.

Faleminderit!

Nga: Arieta Mjeku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Russell Crowe ka ndarë në rrjetet sociale një imazh të…