Pak interesim për deklarim të pasurisë nga zyrtarët e lartë publikë, AKK-ja paralajmëron kallëzime penale

17 mars 2021 | 12:16

Nga 5 mijë zyrtarë publik sa janë të obliguar për deklarim të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK), vetëm 600 e kanë bërë një gjë të tillë, që nga 1 marsi kur ka filluar deklarimi i pasurisë për zyrtarët publikë.

Drejtori i Departamentit për Parandalimin e Korrupsionit në AKK, Afrim Atashi, ka paralajmëruar se zyrtarët publikë që nuk bëjnë paraqitjen e pasurisë brenda afatit kohor që është 31 marsi, do t’u procedohet kallëzim penal.

“Si çdo herë ashtu e përcakton ligji që procesi i deklarimit të pasurisë ose deklarimi i rregullt i pasurisë fillon nga 1 marsi dhe përfundon me 31 mars. Besojmë se me datën 31 mars do të përmbyllet ky proces nëse nuk kemi masa të tjera ndërkaq duhet patjetër që me bë me nda me ndonjë vendim ose një shtyrje si vitin e kaluar. Mirëpo po besoj që mundësia me deklarua online nuk i pengon zyrtarët e lartë edhe nëse kemi masa relative kufizuese që të deklarojnë pasurinë. Të gjithë ata zyrtarë të lartë publik që nuk e deklarojnë pasurinë në kohën e paraparë me ligj që është brenda marsit ne do të fillojmë procedurat ligjore që është paraqitja e kallëzimit penal, sepse mosdeklarimi i pasurisë dhe deklarimi i rremë janë vepra penale dhe ne sigurisht që do të marrim masa me i dërgua në prokuroritë kompetente”, ka thënë ai.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ministri i…