Pak kosovarë u nisën për Shqipëri në ditën e Bajramit
21 gusht 2018
| 21:14
Ishte festa e Bajramit, por pushim nuk pati për punonjësit e Doganës shqiptare.
Në vendkalimin kufitar të Vërmicës gjashtë sportele u vunë në funksion të martën paradite, njofton Klan Kosova.
Kosovarët që morën pushim nga puna ia mësynë Shqipërisë për të kaluar festën atje.
Në orët e paradites udhëtarët nuk pritën shumë për të kaluar kufirin, pasi fluksi nuk ishte i madh.