
Pak kurorëzime në ofiqarinë e Prishtinës (Video)
18 prill 2020
| 21:15
Për shkak të përhapjes së Covid-19, çiftet rrallëherë shihen në sallën e kurorëzimeve në ndërtesën e Komunës së Prishtinës.
Në fakt, kryerja e ceremonive në sallën e kurorëzimeve nuk është krejtësisht e ndaluar.
Të gjithë ata që më herët kanë caktuar një datë e cila rastisë të jetë gjatë këtyre kohëve të pandemisë, kanë të drejtë ta zyrtarizojë martesën, por duke respektuar masat ndaj Covid-19.
Për këtë është kujdesur edhe komuna që u ka kërkuar palëve të mos marrin me vete mysafirë.
Kronikë e përgatitur nga gazetarja Rejhane Selimi.